Sht. Sht 7th, 2024

Ndahet nga jeta Mbretëresha Elizabeth II

Buckingham Palace ka njoftuar, se Mbretëresha Elizabeth II ka ndërruar jetë. Ajo është monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi mbretëroi për 70 vjet, ndërsa ka ndërruar jetë sot në kështjellën Balmoral në moshën 96-vjeçare.

Mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952 dhe dëshmoi ndryshime të mëdha shoqërore. Me vd.ekjen e saj, djali i saj i madh Charles, ish-Princi i Uellsit, do ta udhëheqë vendin si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit.

“Mbretëresha u nda nga jeta paqësisht në Balmoral këtë pasdite”, thuhej në një deklaratë të Buckingham Palace, sipas BBC.

Të gjithë fëmijët e Mbretëreshës udhëtuan për në Balmoral, afër Aberdeen, pasi mjekët e vendosën Mbretëreshën nën mbikëqyrjen mjekësore. Nipi i saj, Princi ëilliam, është gjithashtu atje, me vëllain e tij, Princin Harry. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *