Mbreti i ri zyrtarisht do të njihet si Mbreti Charles III. Ai është trashëgimtari më i vjetër dhe më jetëgjatë në historinë britanike.
Gjithashtu, Charles do të jetë personi më i vjetër në historinë britanike, që në moshën 73-vjeçare, që do të bëhet Mbret.
Për Charles III kjo është një sfidë, për të hyrë brenda rolit të suksesshëm, që mbretëresha Elizabeth II e mbajti me sukses për kaq shumë vite.
Mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952 dhe dëshmoi ndryshime të mëdha shoqërore. Me vd.ekjen e saj, djali i saj i madh Charles, ish-Princi i Uellsit, do ta udhëheqë vendin si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit. /Labirinth