Flamuri në Buckingham Palace u ul në gjysmështizë në orën 18:30, pas lajmit për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.
Ndërkohë që qindra njerëz u mblodhën jashtë portave, disa prej tyre, sipas BBC kanë filluar të qajnë.
Mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952 dhe dëshmoi ndryshime të mëdha shoqërore. Me vd.ekjen e saj, djali i saj i madh Charles, ish-Princi i Uellsit, do ta udhëheqë vendin si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit. /Labirinth