Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.
“Jemi të gjithë të shkatërruar nga lajmi vd.ekjes së Mbretëreshës, i cili ka tronditur jo vetëm kombin por gjithë botën”, tha Truss.
Sipas saj, Mbretëresha ishte një shkëmb, mbi të cilin u ndërtua Britania moderne.
“Britania është vendi i madh që është sot për shkak të saj”, tha ajo më tej, ndërsa e konsideroi mbretëreshën një frymëzim për të dhe për shumë britanikë.
“Përkushtimi i saj ndaj detyrës është shembull për të gjithë ne”, vijoi më tej, raporton BBC. /Labirinth