Enj. Nën 7th, 2024

Nju Jorku i kthen Italisë artefaktin e vjedhur me vlerë 19 milionë dollarë

58 pjesët përfshijnë edhe një kokë mermeri të perëndeshës Athena e datës 200 para Krishtit, me vlerë rreth 3 milion dollarë. Alvin Bragg ka thënë se, artefaktet e vjedhura iu shitën muzeve dhe tregtarëve privatë nga disa grabitës që tashmë janë dënuar.

Edhe pse pjesët kanë një vlerë të madhe monetare, një komandant i policisë italiane i përshkroi ato si të paçmuara. Gjenerali Roberto Riccardi tha se ndihej i lumtur duke ditur, se këto objekte do të ktheheshin në komunitete.

Sipas zyrtarëve të Sigurisë Kombëtare, hetuesit kishin punuar për vite me radhë për të gjetur gjurmët e kontrabandistëve të artit dhe për të gjetur sendet që po riatdhesoheshin.

Sipas zyrës së DA, grabitësit të cilët tashmë janë dënuar janë Giacomo Medici dhe Giovanni Franco Becchina. BBC raporton se, Pasquale Camera ishte një tjetër grabitës i kishave dhe muzeve. Përfundimisht objektet e vjedhura u importuan në SHBA, ku iu shitën miliarderit amerikan, Michael Steinhardt. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *