NASA ka anuluar nisjen në Hënë të raketës Artemis I për shkak të një problemi me motorin.
Lajmi është bërë i ditur nga drejtori Charlie Blackëell-Thompson, i cili sipas BBC ka thënë se, inxhinierët nuk mundën ta rregullojnë problemin me motorin.
Sakaq, inxhinierët do të punojnë në mbledhjen e të dhënave për të parë se çfarë shkoi keq.
“Raketa do të lëshohej në orën 08:33 me orën lokale, ndërkohë që mundësia tjetër për t’u lëshuar në Hënë është data 2 shtator”, thotë Derrol Nail i Nasa-s, raporton BBC.
Megjithatë, ai shton, se kjo varet nga rregullimi për problemin i rrjedhjes së motorit. /Labirinth