Pre. Nën 22nd, 2024

“Punë me shumë para”, astrologia Meri Shehu bën parashikimin për këtë javë

Astrologia Meri Shehu ka publikuar në rrjetet sociale horoskopin javor. Sipas saj, e vetmja shenjë që ka pesë yje për këtë javë është Binjakët, ndërsa shenjat me një yll ose me më pak fat janë tre; Dashi, Luani dhe Bricjapi.

Parashikimi astrologjik javor për datën 28 deri ne dt 4 Korrik 2022:

Dashi – 1 yll
Hëna e re në Gaforre bën një katërkëndësh me Jupiterin në Dash që do i vërë në një lëvizje të madhe, e cila do i bëjë të harrojnë gjëra të rëndësishme e thelbësore nga nxitimi. Nxitimi i tepruar i vë në një pozicion jo komod.

Demi – 3 yje
Do kenë shumë fantazi, plane, projekte, nostalgji për të rregulluar disa gjëra dhe do lëvizin pak më shumë nga natyrshmëria e tyre. Kjo natyra që dëmton Dashët iu jep prioritet Demave për të bërë gjëra më me shkathtësi.

Binjakët – 5 yje
Kanë Afërditën në shenjën e tyre që do bëjë një lidhje shumë të bukur me Jupiterin në Dash. Do dëgjojmë fejesa, martesa, lajme të këndshme, punë me shumë para kështu që Binjakët që do të jenë të zgjuar mund të akomodohen mirë në këtë periudhë.

Gaforrja – 3 yje
Hëna e re në Gaforre në datën 29 është shumë e bukur, domethënëse por bën katërkëndëshin me Jupiterin në Dash, ndaj kujdes nga iniciativat lidhur me karrierën e jetën personale, ndryshimet në këtë periudhë. Këto të fundit mund të jenë shumë të mira, por shumë të bujshme për momentin dhe nuk krijojnë stabilitet.

Luani – 1 yll
Shenjat e zjarrit do kenë kaq shumë energji sa do iu prishë punë. Hëna e re në Gaforre është në shtëpinë e 12-të që ka të bëjë me ndjenjat, punën, pasionet e fshehta, dëshirat e fshehta që nuk janë akoma në momentin e tyre më të mirë.

Virgjëresha – 3 yje
Do favorizohen lidhur me punën dhe ekonominë. Afërdita në Binjak, që është një shenjë që udhëhiqet nga Mërkuri dhe lidhja e tij e bukur në Binjak me Jupiterin në Dash, bëjnë një kombinim të mirë punësh dhe jete personale.

Peshorja – 4 yje
Një shenjë kardinale që merr iniciativa nga hiçi. Këtë periudhë do ketë lajme të mira ligjore, komunikime me jashtë, bashkëpunime të rëndësishme, kontrata, martesë, fejesë, udhëtim të largët të këndshëm.

Akrepi – 4 yje
Ka ardhur momenti që të merren me çështjet ekonomike e personale ku do fokusohen fuqishëm. Rregullohet një çështje ekonomike, personale, Afërdita e Mërkuri në Binjak iu jep gjithë këtë mundësi shpirtërore që të arrijnë të qetësohen dhe qartësohen me veten.

Shigjetari – 2 yje
Hëna e re në Gaforre sjell problematika lidhur me shëndetin e punën, disa debate që ndoshta nuk i prisnin. Ka shumë planetë në Binjak përballë shenjës së tyre, ndaj interesi kalon nga ana e partnerëve ose njerëzve që janë në bashkëpunim dhe duhet të marrin leje për të bërë gjëra.

Bricjapi – 1 yll
Hëna e re përballë tyre i kundërshton, si dhe katërkëndëshi me Jupiterin në Dash. Çështjet e shtëpisë, familjare, divorcet, sqarimet, debatet, çështjet ligjore duhet t’i kenë kujdes këtë javë ose të mos marrin hov më shumë se sa duhet në marrëdhëniet që s’ia dinë fundin.

Ujori – 2 yje
Janë në fazën më të mirë erotike sepse Afërdita e Mërkuri në Binjak u ndryshojnë jetën, por kujdes nga Hëna e re me një ndryshim pune ose diçka që duan të dalin nga rutina, por që nuk do jetë e kontrolluar.

Peshqit – 3 yje
Hëna e re në Gaforre është e mirë, pavarësisht disa shpenzimeve e debateve në çështjet ekonomike. Do kenë disa lajme të mira në fushën erotike, ndahen nga një marrëdhënie e keqe, hyjnë në një të mirë dhe jeta nis të marrë formë. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *