Pre. Sht 20th, 2024

Ndalimi i abortit në SHBA, Macron: Gjykata e Lartë ka cënuar liritë e grave

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së SHBA-ve për ndalimin e abortit.

Në një postim në rrjetet sociale, Macron shkruan se, aborti është një e drejtë themelore për gratë.

Aborti është një e drejtë themelore për të gjitha gratë. Ne duhet ta mbrojmë atë. Dëshiroj të shpreh solidaritetin tim me të gjitha ato gra, liritë e të cilave janë cënuar sot nga Gjykata e Lartë e SHBA“, shkroi Macron në Twitter.

Miliona gra në SHBA do të humbasin të drejtën kushtetuese për abort, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, duke rrëzuar kështu vendimin e marrë 50 vite më parë.

Gjykata e Lartë e SHBA-së përmbysi sot vendimin historik të vitit 1973, Roe kundër Wade, që njihte të drejtën kushtetuese të gruas për abort dhe e legalizoi atë në mbarë vendin. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *