Mër. Nën 20th, 2024

Biden pas ndalimit të abortit, Biden: Gratë dhe vajzat të detyruara të mbajnë fëmijët e përdhunuesve të tyre

Presidenti amerikan, Joe Biden ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për ndalimin e abortit në SHBA.

Gjykata ka bërë atë që nuk ka bërë kurrë më parë. Ajo ka hequr një të drejtë kushtetuese që është kaq themelore për kaq shumë amerikanë”, u shpreh Biden në një deklaratë për mediat.

Imagjinoni që një grua duhet të mbajë një fëmijë që ishte pasojë e incestit. Është mizore”, tha ai përveç së tjerash, ndërsa përmendi edhe shtatzënitë që mund të jenë produkt i për.dhu.nimeve.

Miliona gra në SHBA do të humbasin të drejtën kushtetuese për abort, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, duke rrëzuar kështu vendimin e marrë 50 vite më parë.

Gjykata e Lartë e SHBA-së përmbysi sot vendimin historik të vitit 1973, të rastit Roe kundër Wade, që njihte të drejtën kushtetuese të gruas për abort dhe e legalizoi atë në mbarë vendin. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *