Enj. Nën 21st, 2024

Kush është Bajram Begaj, mjeku “gjeneral major” që pritet të zgjidhet President

Bajram Begaj është kandidati për president i propozuar nga Partia Socialiste. Në vitin 2020, Bajram Begaj mori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Ai hyri në historinë e Forcave të Armatosura, duke u bërë mjeku i parë në ushtri me titullin gjeneral major, grada më e lartë në ushtri.

Më herët, Begaj ka shërbyer si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së.

Gjeneral Major, Bajram Begaj ka lindur më 20 mars të vitit 1967 në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë, në Degën “Mjekësi e Përgjithshme” në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998.

Ai gjithashtu ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, ndërsa mban edhe titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *