Meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja tha se moti në fundjavë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu.
“Në fakt dhe kjo e diel nuk është e ngjashme me të dielën e shkuar, kur kishte rrebesh, reshjet do jenë më të pakta. Parametri më problematik janë temperaturat e ulëta. Do jetë si një ditë vjeshte, jo shumë e ftohtë. Reshjet do jenë të dobëta, me intensitet të ulët, nuk priten reshje intensive deri në mes të javës tjetër”, tha Porja.
Ndërkohë, ajo u shpreh se “e gjithë java do jetë kështu, alternim i ditëve me diell dhe me shi. Deri më 25 prill reshjet do jenë të pranishme në territor.“. /Labirinth