Enj. Tet 3rd, 2024

Sinoptikanët: Ja parashikimi i motit për fundjavën

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar motin për fundjavën.

Sipas SHMU, as këtë fundjavë nuk do të mungojnë reshjet e shiut.

“Pas disa ditësh me mot të kthjellët dhe diell duke filluar nga kjo fundjavë mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë perëndimore.

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mugnojnë edhe intervalet e shkurtra me diell më tepër të pranishme përgjatë ultësirës perëndimore.

Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes në zonën e qendrës dhe veri reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata lokale.

Për ditën e Diel moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në lindje të territorit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër. Gjithashtu në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër reshje të dobta dëbore”, shkruan SHMU. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *