Enj. Nën 7th, 2024

Ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i makinave nesër dhe arsyeja pse

Komuniteti ukrainas në Tiranë do të mbajë, nesër, një manifestim në mbështetje të Ukrainës.

Manifestimi që do mbahet në sheshin “Skënderbej” në orën 12:00.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë disa masa.

Mësohet se, qarkullimi i automjeteve do të kufizohet në disa rrugë të kryeqytetit nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

1-Kufizime do të ketë në segmentet e mëposhtme:

• Bulevardi “Bajram Curri”, segmenti nga kryqëzimi me rrugën “Ibraim Rugova” deri në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmentin nga kryqëzimi me Bulevardin “Bajram Curri” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmenti nga “Sheshi Skënderbej” deri në Bulevardin “Bajram Curri” (përkohësisht në intervalin kohor përgjatë marshimit).

2-Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të behet, në akset e mëposhtme:
• Rruga “Ibrahim Rugova”, Bulevardi “Zan D’Ark”, rruga “Ismail Qemali” dhe rruga “Papa Gjon Pali

3-Itenerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:
• Linja e unazës do të devijohet në urën e Drejtorisë së Policisë dhe në urën e rrugës së “Elbasanit”, (vetëm për sensin antiorar).
• Linja “Tirana e Re” do të devijojë te sheshi “Ëillson” dhe tek “UFO”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *