Fotografi i njohur ukrainas, Maksym Levin është gjetur i pajetë pranë një fshati në veri të Kievit.
BBC raporton se, sipas raporteve nga kolegët e tij, 40-vjeçari Levin nuk ishte “bërë i gjallë” që nga 13 marsi.
Ai po dokumentonte konfliktin në rrethin Vishgorod në veri të Kievit, ku më vonë shpërthyen lu.ftime intensive, raporton BBC.
“Trupi i Levinit u gjet pranë fshatit Guta Mezhygirska më 1 prill”, konfirmoi me një postim në “Telegram” ndihmësi i presidentit ukrainas, Andriy Yermak.
Levin ka punuar për faqen ukrainase të lajmeve “LB.ua” për më shumë se dhjetë vjet. /Labirinth