Meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja thotë se moti do të jetë i paqëndrueshëm edhe ditën e shtunë.
“Situata e paqëndrueshme do të vazhdojë dhe ditën e shtunë. Orët e paradites do të mbeten me shi, ku herë pas here do të ketë globalisht dhe shira me intensitet të lartë, ndërkohë që do të ketë një dobësim të reshjeve vetëm ditën e diel”, u shpreh ajo.
Ndërkohë edhe pse ditën e dielë do të ketë dobësim të reshjeve, situata do të rikthehet po e njëjtë në mesin e javës tjetër.
“Prilli nuk do ketë vetëm këtë episod të reshjeve, do kemi një shkëputje gjatë ditës së hënë dhe rikthim të reshjeve në mes të javës tjetër”, vijoi më tej. /Labirinth