Një person është gjetur i pajetë në rrugën “Dhimitër Xhuvani”, në lumin Lana në kryeqytet.
Sipas policisë, 65 vjeçari, ende i paidentifikuar është gjetur nga banorët e zonës.
“Më datë 30.03.2022, në rrugën “Dhimitër Xhuvani”, në lumin Lana, është gjetur nga banorët, pa shenja jete, një shtetas rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar”, njofton policia.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, raporton policia.
Sipas saj, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Labirinth