Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot një aksion në vijën bregdetare në Radhimë dhe Orikum, për objektet pa leje.
Ndërkohë, teksa tenton të prishë një objekt në Radhimë, pronari kër.cënon se do hidhet me gjithë fëmijën nga tarraca.
IKMT kërkon të prishë një hotel që e ka me qira një shtetase italiane. Bashkë me pronarin, po bëjnë rezistencë edhe disa shtetas italianë, të cilët nuk pranojnë të dalin nga hoteli. /Labirinth