Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin për “përpjekje për të anuluar” Rusinë.
“Sot ata po përpiqen të rrënojnë një vend mijëra vjeçar. Unë po flas për diskriminimin progresiv ndaj gjithçkaje që lidhet me Rusinë”, tha Putin në një fjalim televiziv.
Presidenti rus e krahasoi situatën e Rusisë me atë që ndodhi me autoren britanike, JK Rowling, pasi, ajo u shpreh kundër transgjinorëve.
Kujtojmë se, JK Rowling është autore e “Harry Potter”. Autorja ka premtuar se do t’iu bashkohet donacioneve për bamirësi në Ukrainë. /Labirinth