Një zjarr i madh ka rënë në qendrën administrative Tunje në Gramsh.
Mësohet se zjarri i favorizuar edhe nga era, ka djegur rreth 20 hektarë me pemë e bimë midis fshatit Katerlis dhe Prrenjas.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit, shërbimi pyjor dhe forcat e policisë.
Po ashtu, për shuarjen e zjarrit në ndihmë kanë ardhur edhe banorët e zonës. /Labirinth