Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i partisë.
Lajmin e bëri të ditur vetë ai për mediat, nga mbledhja e grupit të Kryesisë.
“Nuk dua të ndalem në çfarë ka ndodhur e si, kush kishte të drejtë e kush gabim. Fatkeqësisht përpjekja ër të mbajtur PD të bashkuar nuk kishte sukses. Unë dhe demokratët u përballëm me akuza të shumta dhe sot PD po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar PD-në të lënë mënjanë ndasitë, i vetëdijshëm për peshën që mora, dorëhiqem nga detyra e kryetarit të PD-së me qëllimin për të ndihmuar në ringritjen e PD-së”, tha Basha para mediave. /Labirinth