Kryeministri Edi Rama tha sot se dita e hënë do të bëhet pushim si një masë për të kursyer karburant.
Po ashtu, kreu i qeverisë hodhi idenë për tre ditë punë nga shtëpia njëlloj si në pandemi.
“Agjencia e Energjisë ka nxjerrë një plan me 10 pika ku janë 2 gjëra që ne kemi diskutuar mes nesh, por që natyrisht i kemi mbajtur që të mos na hidhen në fyt. Është problem i madh kur njeriu nuk do të pranojë faktetet. Ai që nuk pranon faktet është problem”, u shpreh Rama.
Më tej theksoi se “Agjencia flet për një gjë që ne do e bëjmë dhe faktikisht do të bëjmë një mbledhje, që ta bëjmë ditën e hënë pa makina, nëse vendosim kështu. Por do të vijë gradualisht, e diela pa makina, për të kursyer. Ose të flasim për 3 ditë mos vajtje në punë si me COVID-in, për shkak kursimi. Kjo është situata. Arsyeja se përse bëmë atë vizitë në Dubai ishte për të parë mundësitë e grantimit të furnizimeve.” /Labirinth