Sht. Sht 7th, 2024

Zbardhet vendimi i Bordit të Transparencës: Çmimi i naftës, benzinës dhe i gazit

Është zbardhur vendimi i Bordit të Transparencës për çmimin e karburantit deri në datën 21 mars 2022.

Bord vendosi:

1.Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 199 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 16 Mars-21 Mars 2022, të jetë 193 lekë/litër

2.Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 16 Mars-21 mars 2022, të jetë 203 lekë/litri.

3.Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 16 Mars-21 mars 2022, të jetë 206 lekë/litri.

4.Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz për periudhën 16 Mars-21 mars 2022, të jetë I pandryshueshëm 93 lekë/litri.

Në njoftim thuhet se Bordi i Transparencës do mblidhet përsëri ditën e hënë. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *