Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha se kryetari Lulzim Basha ka kohë deri nesër që të tërhiqet.
“PD nuk duhet të zvogëlohet. Personat që i bën dëm PD duhet të tërhiqen pas. I kemi lënë kohë ditën e nesërme për të bërë hapat pas sikundër dhe ai e ka kërkuar. Nuk ka rrugë tjetër veçse të tërhiqet. Ka një strategji, e vetmja, ndërtimi i një komisioni nga deputetet e grupit parlamentar dhe ata të foltores të cilët duhet ta çojnë PD-në te procesi i zgjedhjeve“, tha ajo nga Elbasani. /Labirinth