Bordi i Transparencës njofton se shitja e naftës dhe benzinës me pakicë sot do të jetë 211 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë 206 lekë/litër.
Ndërsa gazi me pakicë do të jetë 93 lekë/litri.
Këto çmime do të jenë të vlefshme edhe për ditën e nesërme, pra 15-16 mars 2022.
Ndërkohë bordi do të mblidhet nesër për pasqyrimin e çmimeve.
“Këto çmime do të jenë të vlefshme për periudhën 15-16 mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes”, thuhet në deklaratën e Bordit të Transparancës i ngritur me vendim Qeverie. /Labirinth