Mër. Dhj 18th, 2024

Rama i përgjigjet gazetarit në prani të Borrell: Dasmën se ndalon askush, por do jetë një martesë e konsumuar

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes për integrimin në BE, të njërit prej gazetarëve në konferencën për shtyp.

Gazetari: Në fakt ne kemi prej kohësh që po përgatitemi për dasmë mirëpo nusja nuk po duket në horizont dhe në traditën shqiptare, kur nusja nuk lejohet nga krushqit që ta marrë dhëndri atëherë dasma anulohet përfundimisht. Ne do të vazhdojmë ende në këtë drejtim apo do të kemi një qasje tjetër?

Rama: S’ka krushq që e anullon dasmën, se ne jemi në dashni të madhe me Europën dhe jemi gati për t’u martuar në momentin që Europa do të thotë unë jam gati dhe nuk do mjaftohet duke thënë ne ju duam shumë, por skemi kohë tani që të flasim bashkë.

Se flitet për bisedime për anëtarësim, për bisedime për martesë. Deklaratat e dashurisë i kemi marrë dhe do vazhdojmë t’i marrim, jam i bindur dhe i meritojmë, pasi jemi për t’u dashur. Flas për shqiptarët dhe Shqipërinë. Por përgatitja për martesë, siç kemi bërë më parë nuk bëjmë më se këta nuk paraqiten jo se nuk duan të martohen, por se nuk kanë kohë të martohen.

Kur ta gjejnë kohën ne gati jemi, por thjesht nuk do ketë muzikë e fishekzjarre, por do jetë një martesë e konsumuar pa u martuar akoma.

Borell: Meqenëse jemi tek martesa, ka lloje të ndryshme martesash, por nuk po e zgjas më. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *