Hën. Sht 30th, 2024

Publikohet fotoja, oligarku rus Abramovich në sallën VIP të aeroportit në Izrael

Reuters” ka publikuar një foto të oligarkut rus, Roman Abramovich, i cili është parë në sallën VIP të aeroportit të “Tel Avivit”.

Në foton e publikuar nga “Reuters”, ai shihet me një maskë anti-co.vid në fytyrë.

Agjensia e lajmeve thotë se nuk mundi të verifikonte nëse ai hipi në fluturimin për në Stamboll nga “Tel Avivi” apo nga Stambolli në Moskë.

Kujtojmë se, Abramovich u sanksionua nga Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian për lidhjet e tij me presidentin rus, Vladimir Putin.

Por ndërkohë, ai ka mohuar të ketë lidhje të ngushta me Putinin. Pronari i Chelsea ka nënshtetësi izraelite dhe portugeze gjithashtu. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *