Mër. Dhj 18th, 2024

Korrespondentja e BBC: Zhduket gazetarja ruse që protestoi dje në televizionin shtetëror

Nga Jenny Hill

Korrespondente e BBC në Berlin

Shumica e mediave në Rusi nuk e kanë mbuluar sot ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në televizionin shtetëror “Channel 1”, ku gazetarja e këtij televizioni u fut në studion e lajmeve duke protestuar kundër lu.ftës në Ukrainë.

Vetëm një gazetë e pavarur ka vendosur ballinën e saj pankartën e gazetares, por pa fjalët e shkruara në të, sepse në Rusi kjo është një vepër pe.nale.

Nuk e dimë se ku është gazetarja e quajtur Marina Ovsyannikova, e cila u ndaluar mbrëmë.

Avokati i saj thuhet se u përpoq ta gjente në të gjitha komisariatet pranë qendrës televizive, por me sa duket nuk ka mundur ta gjejë atë.

Një agjenci shtetërore e lajmeve sapo ka raportuar se kundër saj ka nisur një he.tim paraprak.

Supozojmë se ajo do të paraqitet në një gjykatë në Moskë në një moment këtë mëngjes, por do të duhet të presim dhe të shohim. /Përshtatur nga BBC për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *