Zëdhënësi Dmitry Peskov thotë se Rusia nuk i ka kërkuar ndihmë ushtarake Kinës.
“Rusia ka potencial të pavarur për të vazhduar operacionin e saj special në Ukrainë”, është shprehur zëdhënësi.
Ai gjithashtu ka thënë operacioni në Ukrainë do të realizohet siç Rusia e kishte planifikuar.
“Forcat ruse mund të marrin kontrollin e plotë të qyteteve kryesore të Ukrainës”, kështu ka deklaruar Kremlini sot.
Po ashtu shtuan se Rusia ka fuqi të mjaftueshme ushtarake për të përmbushur të gjitha synimet e saj në Ukrainë pa asnjë ndihmë nga Kina./Labirinth