Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të mbajë një fjalim virtual në Kongresin Amerikan të mërkurën.
“Kongresi, vendi ynë dhe bota janë të frikësuar për popullin e Ukrainës, i cili ka treguar guxim, qëndrueshmëri dhe vendosmëri të jashtëzakonshme përballë lu.ftës së paprovokuar, të egër dhe të paligjshme të Rusisë”, thuhet në deklaratën e Dhomës dhe Senatit, raporton CNN.
Po ashtu në deklaratë thuhet se “Kogresi mbetet i palëkundur në përkushtimin tonë për të mbështetur Ukrainën ndërsa përballen me agre.sionin mizor dhe djal.lëzor të Putinit. Po ashtu mbetemi të palëkundur edhe për miratimin e legjislacionit për të izoluar ekonominë ruse, si dhe për të ofruar ndihmë humanitare, të sigurisë dhe ekonomike për Ukrainën”. /Labirinth