Edhe pse sot është Dita e Verës, 14 mars, temperaturat janë fiks si të dimrit.
Lajmin e dha meteorlogia e Meteoalb, Lajda Porja.
“Megjithatë dita sot do të jetë me diell, sidomos në bregdet dhe zonat e ulëta, duke bërë që temperaturat maksimale të ngjiten deri në 13 gradë”, u shpreh ajo për Wake Up.
Edhe për nesër parashikoi një mot të kthjellët dhe me rritje të ndjeshme temperaturash, ku maksimalja do të jetë 15 gradë. /Labirinth