Mar. Nën 5th, 2024

Koncerti sonte, Rama: Lekët për Malumën janë si floriri i këtij abazhuri

Teksa ishte duke folur në një video-live në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ndjekësve edhe në lidhje me koncertin e Malumës që po mbahet sot në kryeqytet.

Se po dëgoj një muzikë këtu jashtë nuk e di çfarë është po është Malumja që unë as e dija çfarë ishte. Sot e mora vesh se më shkruanin që keni lekë për Malumën.

Lekët për Malumën janë njësoj si floriri i i këtij abazhuri. S’është paguar asnjë lekë për koncertin e Malumës nga asnjë buxhet publik, as i qeverisë as bashkisë se pyeta çfarë është kjo “malume”.

E ka sjellë këtu një kompani private e këta që dalin në protestë flasin për Malumën e ju thonë ky ka sjellë Malumën. Unë as e dija kush ishte Malumja”, tha Rama. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *