Pre. Nën 8th, 2024

Gjesti i bukur i familjes britanike për refugjatët ukrainas: Ne kemi shumë dashuri për të dhënë

Mandi Arnold jeton në Telford të Shropshire me partnerin dhe tre fëmijët e saj.

Ajo është bërë pjesë e skemës “Shtëpi për Ukrainën” në Britaninë e Madhe për refugjatët ukrainas që po ikin nga sul.met ruse.

“Kam dëshirë të mirëpres dikë në shtëpinë time për t’i dhënë siguri dhe dashuri. Kam shumë dashuri për të dhënë dhe është mundësia e përsosur për t’ia dhënë dikujt që është në nevojë”, ka thënë ajo, sipas BBC.

Më pas ajo shprehet se dy djemtë e saj janë të vegjël për ta kuptuar këtë, por vajza e tyre 9 vjeçare Amalia e ka mirëpritur vendimin e prindërve.

“Ajo do të mirëpriste këdo me krahë hapur”, thotë Mandi. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *