Kryeministri Edi Rama ka thënë se sa i përket taksës së naftës nuk ka diskutime.
“Unë u kam kërkuar falje atyre në Kukës për tarifën, pasi nuk ishte vendim i diskutuar mirë nga qeveria. Ata kishin të drejtë. Studentëve u kemi dëgjuar fjalën. Këtu nuk kemi çfarë diskutojmë edhe sikur 45 mijë të mblidhen nuk lëviz taksa e naftës”, tha Rama për News 24
Kujtojmë se sot qytetarët protestuan për të katërtën ditë radhazi kundër rritjes së çmimeve dhe jo vetëm të naftës. /Labirinth