Pre. Nën 22nd, 2024

Aktori Florian Binaj thirrje figurave publike: Jam kritikuar, bashkohuni me ne në protestë si Marin Mema

Protestuesit kërkuan sërish sot para Kryeministrisë uljen e çmimeve.

Teksa mori fjalën, aktori Florian Binaj tha se është kritikuar për daljen në protestë.

“Unë jam kritikuar shumë se kam qenë ndër të vetmit artistë që kam dal të protestoj”, u shpreh ai.

Por pavarësisht kësaj, ai i bëri thirrje figurave publike që t’i bashkohen kauzës së gjithë shqiptarëve për uljen e çmimeve.

“Do doja shumë që ashtu si na u bashkua Marin Mema të na bashkohen shumë figura publike në Shqipëri”, tha Flori. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *