Mër. Dhj 18th, 2024

Nënkryetari i Bashkisë: 1207 trupa të mbledhur nëpër rrugët e Mariupolit deri tani

Nënkryetari i Bashkisë të Mariupolit në Ukrainë thotë se se shifra më e fundit e vik.timave është 1207.

Këto janë vetëm trupa që i kemi mbledhur në rrugë”, tha Serhiy Orlov për BBC.

Ai tha se 47 persona ishin var.rosur në të njëjtin vend, pasi nuk ishte e mundur të shkohej jashtë qytetit.

Jo të gjithë u identifikuan“, shtoi ai, teksa tha se nuk ka qenë e mundur të evakuohen njerëzit nga qyteti ose të sillen ndihma.

Orlov ka thënë se rreth 100 persona që përpiqeshin të iknin me makinat e tyre u detyruan të ktheheshin, pasi forcat ruse filluan të qëllojnë pranë makinave. /Përshtatur nga BBC për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *