(Foto ilustruese)
Policia njofton se një grua është ndarë nga jeta në një autobus të linjës në Tiranë.
“Sot rreth orës 12:20, në rrugën “Dritan Hoxha”, në një mjet të transportit publik (autobus) ka ndërruar jetë shtetasja M. N., 46 vjeçe”, njofton policia.
Sipas saj, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.
Po ashtu në njoftimin e policisë thuhet se, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Labirinth