Hën. Sht 30th, 2024

Shtyhen zgjedhjet për President të FSHF, zbulohet data

Federata Shqiptare e Futbollit ka mbledhur ditën e sotme Asamblenë.

Ndërkohë janë shtyrë zgjedhjet për kreun e këtij institucioni dhe zgjedhjet për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv për në 15 mars.

“Të lëmë mënjanë su.lmet, mllefin dhe inatin e mbartur. Jam i qartë në atë që them, duhet të shohim para, pa u ndikuar nga tensionet artificiale të situatës së krijuar”, u shpreh Armand Duka.

Ndërkohë tha se “duhet të mbyllim të kaluarën, siç i takon shtëpisë tonë ku gjithçka zgjidhet me dashuri e vëmendje, jo me gjyqe e penalitete që i përkasin një periudhe të të kaluarës”.

Kujtojmë se Gjykata e ka pezulluar Asamblenë e FSHF-së dhe Armand Duka është pezulluar nga detyra, po me vendim nga Gjykata. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *