Banorët që preken nga “Unaza e Re” dhe nga Rindërtimi” kanë marrë me vetë në protestën para Parlamentit edhe fëmijët e tyre.
Njëri prej tyre i bëri thirrje Zahos si shoku shokut që të ndikojë tek babai i tij që të mos ua prishin shtëpitë.
“Shoku im Zaho thuaji babit tënd të mos na prishë shtëpitë. Nuk kemi ardhur kot, s’kemi shtëpi tjetër vetëm këtë. S’kena mo. Jemi të gjithë banorët që kemi nga një problem. S’kemi ardhur kot këtu”, tha vogëlushi. /Labirinth