Mër. Nën 6th, 2024

Protestuesi tek Parlamenti thirrje djalit të Ramës: Zoti Zaho lutju babait tënd sepse po na i prish shtëpitë me të padrejtë!

Një prej protestuesve të pranishëm para Parlamentit, teksa mori fjalën i është drejtuar djalit të vogël të kryeministrit Edi Rama.

“Zoti Zaho lutju babait tënd sepse po na i prish shtëpitë me të padrejtë”, u shpreh protestuesi.

Ai tha se me vete kanë marrë edhe fëmijët dhe se ata kanë lënë shkollën për të ardhur në protestë.

Banorët të cilët protestojnë janë ata të cilëve iu preken banesat nga “Unaza e Re” dhe “Rindërtimi”. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *