Në një qendër studimi për fëmijë në rrugën “Thoma Koxhaj” ka rënë zjarr, rreth orës 01:00 pas mesnate.
“Me datë 18.01.2022, rreth orës 01:00, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka rënë zjarr në një qendër studimi për fëmijë, ku ka vetëm dëme materiale.”, njofton policia.
Ndërkohë, sipas policisë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Labirinth