Hën. Nën 18th, 2024

Tomini: Jemi në pikën më të lartë të pandemisë. Po qarkullojnë tre variante

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini tha sot në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve se jemi në pikën më të lartë të pandemisë.

Sipas saj, në vend janë duke qarkulluar 3 variante të koronavirusit, Omicron, Delta dhe gripi sezonal.

“Incidenca javore është tepër e rritur. Kjo rritje i atribuohet qarkullimit të dy varianteve, Delta dhe Omicron, por njëkohësisht i atribuohet edhe grumbullimeve për festat e fundvitit.

Duhet të themi se aktualisht qarkullon edhe virusi i gripit. Të tria variantet po bëjnë një qarkullim në nivele të larta. Kjo nuk është reflektuar në shtrimet në spital, ku kemi një qëndrueshmëri shtrimesh.

Kjo incidencë e lartë gjatë kësaj periudhe ka reflektuar edhe pikun më të lartë të gati dy viteve në Shqipëri”, tha Tomini. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *