Piskupati, Boqeza dhe Lini janë tre fshatrat të njësisë administrative të Udënishtit në Pogradec të cilët kanë dy ditë pa drita.
Kjo shkëputje mësohet se ka ardhur si pasojë e defekteve të linjës nga e cila furnizohen që është fidri i Prrenjasit.
OSHEE thotë se është punuar gjatë ditës, por deri në këto momente nuk kanë arritur ta zgjidhin këtë problem.
Sipas saj në këto zona ka rrëzime të shtyllave dhe këputje përcjellësesh të energjisë. /Labirinth