Enj. Nën 7th, 2024

Protesta e Berishës/ Çfarë po ndodh që prej mëngjesit tek PD-ja?

Që prej mëngjesit të ditës së sotme janë zhvilluar një sërë ngjarjesh pranë selisë së Partisë Demokratike.

Në oborrin e selisë u vunë re shumë makina të parkuara duke penguar kështu protestuesit e Berishës, si dhe një foni në tarracën e saj.

Më pas u lajmërua se PD-ja do të zhillonte mbledhjen e Kryetarëve të Degëve në 11:00, fiks një orë para protestës së Berishës.

Protesta e këtij të fundit filloi më herët se sa ishte parashikuar, kur protestuesit u afruan tek selia blu, ku dhe filluan tensionet e para.

Sekretari i PD-së, Roland Bejko tentoi që të hyjë në seli, por u pengua nga mbështetës të Berishës. Menjëherë erdhi reagimi i Alibejat, i cili tha se Berisha kërkon “dhu.në dhe gja.k”.

Më pas protestuesit hapën një derë e më pas një tjetër dhe thy.en xhama, ndërsa Alibeaj u mor në mbrojtje nga garda e Republikës.

Reagoi ambasada Amerikane edhe ajo ajo Britanike.

Berisha bëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe siguroi që protesta do të ishtë paqësore. Derisa Berisha u fut në selinë e PD-së. Por protesta vijon…/Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *