Hën. Nën 25th, 2024

Rama: Nëse ka një vend që mund të thuash ç’të duash e s’të hyn gjemb në këmbë, ky quhet Shqipëri

Në progres raportin e KE-së i jepej një rëndësi e veçantë lirisë së medias në Shqipëri.

Aty përmendeshin tensionet mes aktorëve politikë dhe gazetarëve gjatë krizës Covid-19.

Dhe po ashtu në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare 2021.

E sa i përket kësaj ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

“Nuk jam dakord personalisht për atë që thotë raporti. Nëse ka një vend që mund të thuash ç’të duash e s’të hyn gjemb në këmbë, ky vend quhet Shqipëri”, tha Rama sot në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE-së, Soreca. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *