Viti i parë master do të nisë më 10 nëntor mësimin. Lajmin e ka dhënë Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha.
“Çdo cikës studimi do të vijojë mësimin më 18 tetor, ndërsa masteri i vitit të parë, do të nisë më 10 nëntor”, u shpreh ai.
Përveç së tjerash, Hoxha u shpreh se studentët që vijnë për herë të parë në universitet janë më të vaksinuarit.
Kujtojmë se kjo është java e vaksinimit masiv të studentëve dhe për këtë arsye u shty fillimi i vitit akademik. /Labirinth