Gjatë një bisede me ndjekësit në “Instastory”, Arbana Osmani zbuloi se gjëja që pëlqen më shumë të bëjë, është të shpenzojë para.
“’Nuk lodhet kurrë së shpenzuari para’, do thoshte Edi, por në fakt, më pëlqen shumë të udhëtoj dhe nuk lodhem kurrë nga kjo gjë, që do të thotë shpenzim parash”, i përgjigjet ajo njërit prej ndjekësve.
Kujtojmë se pas natës së tretë të “Big Brother Vip”, Arbana u komentua shumë për çmimin e sandaleve që veshi. /Labirinth