Sht. Qer 29th, 2024

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Durrësit.

Mësohet se një person ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë jashtë rruge duke përplasur një çift bashkëshortësh.

“Më datë 04.10.2021, rreth orës 14:20, në lagjen Nr. 8, Durrës, shtetasi A. Gj., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 këmbësorë, shtetasit M. B., 72 vjeç dhe M. B., 68 vjeçe (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Sipas bluve, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *