Tre lëkundje tërmeti janë ndier sot në mëngjes në vendin tonë.
Sipas IGJEUM lëkundja e parë ka qenë në orën 04:19 minuta të mëngjesit, me një magnitudë 4 të shkallës Rihter.
Ndërsa epiqendra ka qenë 17 km në verilindje të Koplikut, 28 km në veri të Shkodrës.
Pak minuta më vonë, në orën 04:28 ka pasur një tjetër lëkundje 14 km në verilindje të Koplikut, me magnitudë 2.1.
Lëkundja e tretë është ndier 10 minuta më vonë me magnitudë 3.4, 2 km në verilindje të Koplikut.
Fatmirësisht nuk raportohet për dëme. /Labirinth