Kryeministri i Kosovës, Albin Kuri ka kujtuar sot s.ulmet e 11 shtatorit në Amerikë.
Në 20 vjetorin e këtyre sul.meve, ai tregon se asaj kohe ishte në burg.
Ndërsa ka rrëfyer se si gardianët serbë kishin festuar ditën e këtyre sul.meve.
“I gjithë burgu i Quprisë në Serbi ushtoi nga thirrjet e ekzaltimit dhe çirrjet e delirit të gardianëve. Mendova mos kishin shënuar Jugosllavia ose Cërvena Zvezda në ndonjë ndeshje sportive. Mirëpo jo. Aeroplanët e marrë peng kishin qëlluar dhe rrënuar kullat binjake në Nju Jork. Pasditja e zymtë e burgut u bë ditë e zezë e 11 shtatorit 2001. I kisha kaluar 2 vjet e 4 muaj e gjysmë nga 15 vjet burg sa më patën dënuar“, shkruan Kurti në rrjetet sociale. /Labirinth