(Foto ilustruese)
Një makinë është përfshirë nga flakët në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan.
“Mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin me inicialet A.S., 47 vjeç, banues në Librazhd, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur plotësisht. Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Labirinth